Lana Riverside Residences (LRR)

Projekti “Tirana Lana Riverside Residences” konsiston në rikonceptimin e parcelës duke e rikualifikuar atë nëpërmjet një propozimi kompleks dhe një arkitekture bashkohore, me funksione të përzjera mes atyre residenciale, shërbimeve wellness, aktiviteve tregtare e komerciale si dhe ambjenteve të bisnesit të tipit zyra apo hapësira të ndryshme pune.

Një fusion funksionesh të mirëmenduara dhe organizuara, të lidhura me një design të qëndrueshëm dhe modern, e bëjnë këtë projekt premtues, një atraksion me standarte të larta duke ofruar benefite arkitektonike dhe ekonomike për gjithë qytetin e Tiranës. Kompozimi volumetrik i projektit zhvillohet kryesisht përgjatë perimetrit të site-t të ndërtimit, duke e rrethuar dhe konturuar atë me forma gjatësore lineare sipas një shtrirje horizontale, por gjithashtu raportohet në vertikalitet nëpërmjet volumetrisë së lartë që synon të shndërrohet në një simbol rë ri të bulevardit “Gjergj Fishta” si dhe një landmark i ri për kryeqytetin.

Një veçanti e projektit është ofrimi i hapësirave të përbashkëta e pedonale, rekreative dhe stimuluese të bashkëveprimit social, të cilat janë të pozicinuara në brendësi të kompozimit dhe marrin formën e një sheshi të brendshëm apo të shkallareve në formë intinerari por edhe vendqëndrimi të cilat shoqërohen gjithmonë me elementë të ndryshëm të vegjetacionit.

Nga ana tjetër, shndërrimi i sfazimeve volumetrike në taraca të gjelbërta, me gjelbërim të variueshëm nëpër to, është jo vetëm një efekt i kënaqshëm kompozicional sipas një shkalle të gjerë të projektit por përbën një mundësi unike për cdo hapësirë e cila ka akses në shfrytëzimin e tyre.

0 M2
SIPERFAQE TOTALE
0 M2
SIPERFAQJA E NDERTIMIT MBI TOKE
0 M2
SIPERFAQJA E NDERTIMIT NEN TOKE

8-56-8

NUMRI I KATEVE